Please enter at least 3 characters.

Tolisso mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit

2021/08/1281545799-scaled.jpeg
290:"MUNICH, GERMANY - OCTOBER 21: Corentin Tolisso of FC Bayern München runs with the ball during the UEFA Champions League Group A stage match between FC Bayern Muenchen and Atletico Madrid at Allianz Arena on October 21, 2020 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Corentin Tolisso ka vendosur të largohet nga Bayern Munichu përfundimisht gjatë afatit kalimtar veror.

E ardhmja e mesfushorit francez duket se do të jetë në Angli, ku ka dy oferta serioze.

Arsenal dhe Manchester United janë dy skuadrat e mëdha angleze që janë të gatshme të marrin lojtarin.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit.

Bavarezët janë të gatshëm të një ofertë prej 10 milionë euro për të hequr dorë nga Tolisso.

Kjo shumë nuk përbën aspak problem për dy klubet angleze si United e Arsenal, por problemi mbetet tek kushtet e lojtarit.

27-vjeçari që ka edhe 12 muaj kontratë me Bayernin, do të nënshkruajë me ndonjërën nga ekipet e interesuara nëse i plotësohen kushtet për pagë vjetore prej gjashtë milionë eurove në sezon. /Telegrafi/