Please enter at least 3 characters.

Tjetër lajm i rrejshëm për vdekjen e Miley Cyrus

2016/01/tjet-euml-r-lajm-i-rrejsh-euml-m-p-euml-r-vdekjen-e-miley-cyrus_hd.jpg

Mirëpo, kur është fjala për Miley Cyrus, lajmet e tilla përhapen shpejt.

Në javën e kaluar u publikua lajmi se këngëtarja ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles.

Ai lajm u demantua shumë shpejt, ndërsa mbrëmë u publikua një tjetër informatë e rrejshme, sipas së cilës, 21-vjeçarja kishte vdekur nga mbidoza.

Fansat e Mileyt ishin në panik duke shkruar mijëra pyetje nëse lajmi ishte i vërtetë, ndërsa frika e tyre ishte shtuar edhe për faktin se këngëtarja nuk kishte postuar asgjë në tri ditët e kaluara.

Megjithatë, përfaqësuesi i saj për media, ka reaguar edhe një herë për të demantuar gënjeshtrën për vdekjen e Cyrus duke thënë se tash e tutje do të nxisë edhe proces gjyqësor kundër gënjeshtarëve të tillë. /Telegrafi/