Please enter at least 3 characters.

Tjera skena të pakëndshme mes trajnerëve, Venturato refuzon t’ia japë dorën Inzaghit

2022/08/inzaghi.jpg

Tjetër mosmarrëveshje ndërmjet trajnerëve ka ndodhur në futbollin evropian, kësaj radhe në Serie B të Italisë.

Reggina regjistroi fitore prej 3-1 në udhëtim te SPAL, ndërsa pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit u pa një skenë e pakëndshme.

Skuadra e Filippo Inzaghit e dominoi takimin gjatë gjithë kohës dhe ishte në epërsi prej 3-0 deri në minutën e 79-të kur vendasit e realizuan golin e nderit.

Reggina në asnjë moment nuk kishte rrezikuar ta humbte rezultatin dhe në fund arriti të merrte pikë të plotë.

Mirëpo, pas përfundimit të ndeshjes, Inzaghi shkoi drejt trajnerit të SPAL-it, Roberto Venturato, për t’ia dhënë dorën, që është një gjest sportiv pas çdo përfundimi, por homologu i tij vazhdoi drejt tunelit duke refuzuar t’ia japë dorën.

Më pas, Venturato u kthye për t’i thënë diçka Inzaghit, të cilit nuk bëri aspak përshtypje të mirë sjellja e trajnerit të ekipit kundërshtar. /Telegrafi/

https://twitter.com/regginafans/status/1559018858563964930