Please enter at least 3 characters.

Tirona pas futbollistëve kosovarë

2016/01/tirona-pas-futbollist-euml-ve-kosovar-euml_hd.jpg

Dy sponsorët e klubit, Refik Halili dhe Lulëzim Morina, si dhe trajneri Gugash Magani, këtë të mërkurë do të jenë në Prishtinë për të nënshkruar me 3 futbollistë kosovarë, Argjend Malajn, Arbër Prekazin dhe Arbnor Fejzullahun, me të cilët është arritur një marrëveshje paraprake për t’i veshur me fanellën bardheblu, transmeton Supersport.

Mesfushori i Prishtinës është kërkuar me ngulm nga Tirona që në merkaton e janarit, por transferimi i tij në kryeqytetin shqiptar nuk u bë realitet për arsye objektive. I bindur për t’iu bashkuar klubit më të kuotuar në Shqipëri është edhe Prekazi, ndërsa Arbnor Fejzullahu edhe pse u kishte dhënë fjalën drejtuesve të Partizanit, është joshur nga Tirona për ta vijuar sërish karrierën në Kategorinë Superiore.

Një tjetër marrëveshje e rëndësishme për bardheblutë ishte ajo me portierin Stivi Frashëri. Gjithsesi bardheblutë mbeten prapa rivalëve sa i përket merkatos, pasi ende mungojnë goditjet e mëdha. /Telegrafi/