Please enter at least 3 characters.

Tiranë, gjendet një trup i pajetë në Kombinat

2016/12/1481183567ambu.jpg

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur mëngjesin e së enjtes në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Viktima është gjetur pranë një kanali, pas ish-Fabrikës së Qelqit.

Mësohet se viktima është 71-vjeçari me iniciale Y.H. Trupi i të moshuarit, që nuk ka shenja dhune, është gjetur nga banorët e zonës. Policia po vijon hetimet./Top Channel/