Please enter at least 3 characters.

"Tip Pon It", bashkëpunim i Sean Paul me Major Lazer

2018/04/SeanPaul-2.jpg
478:"LONDON, ENGLAND - JUNE 09: Sean Paul at MTV Live Stage at ExCel on June 9, 2017 in London, England. MTV Live Stage is a new music series that puts the artist at the epicentre of the performance. Filmed in a unique 360 degree light set and caged within an incredible steel dome, it will feature performances by Anne Marie, The Amazons, Dua Lipa, Sean Paul and The Vamps, and premieres on MTV UK on Friday at 8pm from 30th June 2017. (Photo by Dave J Hogan/Getty Images for MTV)
20:"Getty Images for MTV

Sean Paul dhe Major Lazer janë bashkuar për të realizuar këngën "Tip Pon It".

Ky bashkëpunim karakterizohet me stilin që e prezanton zakonisht Sean Paul, si edhe me tingullin specifik të Major Lazer.

(Foto: Getty Images)

Këngën e shoqëron edhe videoklipi interesant, të cilin e ka realizuar artisti dhe producenti francez, Alexandre Courtes, i cili në këtë kaluarën ka punuar me emra të njohur, si "Daft Punk", "The White Stripes" e Kylie Minogue.

"Tip Pon It" është një tjetër këngë në gamën e projekteve të suksesshme të Sean Paul në dy vitet e fundit.

Për më pak se 24 orë, videoja muzikore ka kaluar shifrën prej një milionë shikimesh në YouTube.

Një ndër projektet e fundit të Sean Paul është "Mad Love" që u lansua në muajin mars.

Kënga, në të cilën ka punuar edhe David Guetta dhe është bashkëpunim me Becky G, ka kaluar më shumë se 32 milionë shikime në shërbimin e shpërndarjes së videove.

Njëherësh, "Mad Love" është ngjitur edhe në pozita të larta në top-listat muzikore botërore. /Telegrafi/