Tifozët shqiptarë: Do të jemi në stadium, le të na arrestojnë
Mediat lokale serbe njoftuan se një grup i tifozëve nga Kosova, të udhëhequr nga një ish-anëtar i UÇK-së, Albert Kastrati, pa vështirësi kanë kaluar kufirin dhe kanë arritur në kryeqytetin serb, transmeton Telegrafi.
“Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit është pajtuar që tifozët shqiptarë të mos udhëtojnë të organizuar në ndeshjen me Serbinë, ne jemi organizuar individualisht për të blerë bileta në Beograd. Pres që të jemi rreth 100 tifozë në ndeshje. Ne do të sjellim me veti edhe bluza kuqezi dhe shalle të tifozëve. Unë nuk brengosem, nëse dëshirojnë le të na arrestojnë”, ka thënë Kastrati për ESPN, raporton Novosti.
Mediat serbe sot kanë raportuar një njoftim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në të cilën pohohet se zyrtarisht nuk ka tifozë shqiptarë në Beograd, por hulumtimi i një gazetari serb ka dëshmuar të kundërtën. /Telegrafi/


