Tifozët kuqezinj festojnë në Prishtinë
10/07/2015
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, tifozët kanë bërë thirrje që sot duke filluar nga ora 21:00 të dalin të festojnë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Shqiptarë të nderuar, festa nuk përfundon në Facebook. 3 pikët e fituara, qe na afrojnë shumë afër Parisit sonte do t’i festojmë të gjithë shqiptarët së bashku në mes të Prishtinës”, thuhej në postimin e tyre. /Telegrafi/


