Please enter at least 3 characters.

Tifozët e Unitedit të befasuar nga ndryshimi trupor i Rashfordit - anglezi para një sfide të madhe

2022/07/rashy.jpg

Marcus Rashford është shfaqur për stërvitjet parasezonale të Manchester United në formën më të mirë të karrierës së tij përpara një edicioni të ri.

24-vjeçari pati vështirësi sezonin e kaluar dhe shënoi vetëm pesë gola në të gjitha garat - statistika i tij më i ulët që nga debutimi në vitin 2016.

Rashford humbi vendin e tij nga Anthony Elanga dhe ai madje e gjeti veten jashtë kombëtares angleze të Gareth Southgate.

Me trajnerin e ri të United, Erik ten Hag dhe Kupën e Botës vetëm pesë muaj larg, Rashford e di se është në një udhëkryq.

Sulmuesi është pjesë e turneut veror të United dhe skuadra mori pjesë në një seancë të hapur stërvitore në Bangkok këtë mëngjes.

Rashford dukej dukshëm më i zhvilluar dhe ai ka punuar qartë në fizikun e tij në pushim.

Muajin e kaluar, ai postoi një video të regjimit të tij të stërvitjes në Instagram dhe mbishkrimin e tij: "3 seanca dhe ndihem mirë pas një pushimi të mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Kthehemi në punë".

United përfundoi në vendin e gjashtë në Ligën Premier dhe do të luajë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm, derisa shpresojnë që të rikthehen sa më parë në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/