Please enter at least 3 characters.

Tifozët e duan Zidanen

Nëse Rafael Benitez nuk do të fitojë besimin e shoqërisë të Realit do të krijohej një vend i lirë pune dhe vullneti i shoqërisë është rikthimi i Mourinhos, por në krahun tjetër, tifozët dëshirojnë francezin.

Klubi Merengues zhvilloi një sondazh mes dy emrave në garë dhe Zizu mbetet i përzgjedhuri i shumicës. Në krahun tjetër, e ardhmja e Rafael Benitez duket e vendosur.

Aktualisht ai ndodhet në Liverpool për të kaluar pushimet me familjen dhe në datën 27 do të rikthehet në qendrën stërvitore.

Prania e tij në stol për sfidën e 30 dhjetorit kundër Real Sociedad është e sigurt dhe ndryshimi i emrit të stolit mund të ndodhë vetëm gjatë vitit 2016.

Është presidenti Florentino Perez ai që po ndërton strategjinë që do të ndjekë dhe vetëm ai e di të ardhmen e trajnerit.

Kontaktet me Mourinhon nuk kanë nisur ende, por zgjidhja mund të gjendet brenda familjes pasi Zidane që drejton ekipin e dytë të Realit, shihet si njeriu ideal për të rikthyer qetësinë në kampin e bardhë.