Please enter at least 3 characters.

TI MOS VDIS SONTE

2020/11/astral-e1606547699460.jpg

Nga: Hera Çuka

i dashuri im
ti mos vdis sonte
është një natë e rrallë
e ngjyer e në yje

si ato netë
kur ne të dehur
në kurriz me lëndinën
numëronim yjet
e kush arrinte më shpejt
tej orionit
tjetri merrte dënim
me aq puthje
sa yje kapte i pari

ti mos vdis sonte i dashuri im
ne jemi larg në dy universeve
të ndryshme
dhe përsëri
duhet të duhemi
ende
ti mos vdis sonte i bukuri im
i shëmtuar portreti yt prej natës ziliqare
por unë të shquaj sytë e ndritur
prej dëshirës për të jetuar ende
e dashuruar dhe me vjeshtën sipër

ti mos vdis sonte... duhet të mbledhim përsëri yje e të puthemi
në këtë botë konsumizmi
të ndjenjës