Thuram: Nuk befasohem me suksesin e Contes
21/05/2013
“Nuk është befasi për mua që Conte deri tani ka fituar këto që i ka fituar. Kur ne ishim bashkëlojtarë, ai ishte një njeri që thoshte shumë pak fjalë por ato ishin indikatorë të rrugës të cilën duhej ndjekur”.
“Ai jepte gjithçka në stërvitje sepse gjithmonë ka dashur të fitojë dhe kjo dëshirë së bashku me një plan atraktiv të lojës, janë transmetuar te Juventusi i sotëm”.
“Ai do të vazhdojë të përmirësohet dhe shpresoj që në të ardhme të bëhet ndër trajnerët më të mirë në botë”, deklaroi Thuram. /Telegrafi/


