Please enter at least 3 characters.

Thiago Motta, drejt emërimit si trajner i Genoas

2019/10/GettyImages-625071136.jpg
225:"LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 22: Thiago Motta of PSG speaks to the media during the Paris Saint-Germain press conference at the Emirates Stadium on November 22, 2016 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Thiago Motta e ka pranuar ofertën e Genoas për t'u bërë trajner i ri i tyre, duke zëvendësuar Aurelio Andreazzoli.

Motta u takua me Genoan të hënën pasdite, ndërsa Sky Sport Italia raporton se marrëveshja është "e kryer " dhe ish-mesfushori i Italisë, do ta marr drejtimin e klubit.

Në anën tjetër Tuttomercatoweb, shkruan se emërimi i tij do të bëhet zyrtar nesër nga klubi.

Thiago Motta te Paris Saint-Germain . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

37-vjeçari ka luajtur për Genoan gjatë edicionit 2008-09, duke e rilindur karrierën e tij, pasi më vonë shkoi te Interi dhe Paris Saint-Germain.

Ai u tërhoq nga futbolli profesional në fund të edicionit 17-18 dhe sezonin e kaluar e stërviti skuadrën e PSG U19.

Thiago Motta kur luante te Genoa . (Foto: New Press/Getty Images)

Motta njihet për deklaratën e tij që do të luante me një formacion 2-7-2, madje pa portier.

Ai do të drejtojë një skuadër që ka vetëm një fitore nga shtatë ndeshjet e para, pasi ka humbur gjashtë prej tyre.  /Telegrafi/