Please enter at least 3 characters.

Theri me thikë një person – arrestohet prishtinasi

2016/11/therje2.jpg

Një person është arrestuar në Prishtinë, i cili për shkak të rrethanave ende të panjohura dyshohet se e kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar.

Viktima si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/