Please enter at least 3 characters.

Theret me thikë një 37-vjeçar në Prishtinë

2018/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1.jpg

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 ka ndodhur një incident në rrugën “Ahmet Krasniqi” në lagjen Arbëria në kryeqytet.

Zyrtarja për informim e PK-së për këtë rajon, Flora Ahmeti ka thënë se me të marr informatën policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se ka të bëjë me një rast të therjes me thikë.

“Në këtë rast nga arma e ftohtë thikë lëndime trupore ka pësuar viktima J.B, 37 vjeç, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Më tutje, ajo ka shtuar se hetuesit policor të stacionit Qendra po merren me rastin.