Please enter at least 3 characters.

Thaçi uron Majlindën për medaljen e artë

2016/01/tha-ccedil-i-uron-majlind-euml-n-p-euml-r-medaljen-e-art-euml_hd.jpg

I pari i ekzekutivit të vendit tonë, përmes profilit të tij në Facebook, i ka uruar Majlindës suksesin e arritur në Paris. Thaçi ka thënë se është kënaqësi për gjithë popullin e Kosovës ta dëgjojmë himnin shtetërorë në turne të nivelit të lartë.

“Lajme të mira nga Parisi! Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Xhudo Grand Slam botëror. Urime Majlinda dhe i tërë komuniteti sportiv - është kënaqësi për tërë popullin e Kosovës ta dëgjojmë himnin shtetëror dhe emrin tënd si më e mira në botë. Je shembull për gjeneratat e reja për punë, dedikim dhe atdhedashuri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Majlinda vitin 2014 e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme duke shkëlqyer në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’. /KP/Telegrafi/