Thaçi takohet me Schmid
26/10/2017
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, është duke zhvilluar një takim me sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid mëngjesin e sotëm.
Takimi është duke u mbajtur me dyer të mbyllura.
Schmid do të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësuesit e partive politike Vetëvendosje dhe LDK.


