Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Rezultati i zgjedhjeve në Tuz, fitore mbarëshqiptare

2019/01/Hashim-Thaci-konference-21-Janar-foto-Ridvan-Slivova-10-e1548357494987.jpg
14:"Ridvan Slivova

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar shqiptarët e Tuzit për fitoren e tyre në zgjedhjet e djeshme.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky është shembulli më i mirë se se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar.

"Rezultati i zgjedhjeve në Tuz është fitore mbarëshqiptare. Është shembulli më i mirë se çfarë mund të arrijnë shqiptarët kur janë të bashkuar rreth një ideali. Urime Forumit Shqiptar", ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/