Thaçi përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, falënderon presidentin Trump
04/09/2020
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington.
Thaçi në një postim në rrjetin social Twitter shkruan se i është mirënjohës presidentit Trump dhe ambasadorit Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces.
“Unë përshëndes nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sot në Uashington. Mirënjohës presidentit Donald Trump dhe Richard Grenell për udhëheqjen e tyre në këtë proces. Kosova tani do të vazhdojë të punojë në zhvillimin ekonomik, për krijimin e vendeve të punës dhe konsolidimin e mëtejshëm të brendshëm dhe ndërkombëtar”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/


