Please enter at least 3 characters.

Thaçi mbështet protestën për ajrin, thotë se shqetësimet e qytetarëve duhet të adresohen sa më shpejt

2017/12/Hashim-Thaci-konference-780x439.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka mbështetur protestën e sotme të qytetarëve lidhru me ndotjen e ajrit.

Thaçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për cilësin e ajrit janë reale dhe duhet të adresohen sa më shpejt.

Postimi i plotë:Shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për cilësinë e ajrit janë reale dhe duhet të adresohen sa më shpejt.Institucionet përgjegjëse duhet të koordinohen dhe marrin masa afatshkurtra si dhe afatgjata për eliminimin e shkaktarëve të ndotjes së ajrit.Prandaj, mbështes protestën e sotme të qytetarëve për një ambient dhe ajër më të pastër në kryeqytet dhe në mbarë Kosovën. HTH