Please enter at least 3 characters.

Thaçi e Haradinaj bëhen bashkë te ministri Lekaj për festën e Pashkëve

2018/04/29571071_1709159009143901_1637853550362367155_n.jpg

Ndonëse u mendua se situata e krijuar pas arrestimit dhe deportimit të 6 “gulenistëve”, i ftohu raportet mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, kjo duket se nuk ka ndodhur.

Thaçi sëbashku me Haradinajn kanë shkuar për të festuar te vendlindja e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj pra në qytetin e Gjakovës me rastin e  Pashkëve.

Siç duket ministrit Lekaj i ka ardhur mirë, shkuarja e Thaçit e Haradinajt për festën e Pashkëve.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka falënderuar këta të fundit, duke thënë se nderi, tradita e respekti vëllazëror ndër shqiptarët gjithnjë ka qenë i pamatshëm.

Postimi i plotë i Pal LekajtNderi, tradita e respekti vëllazëror ndër ne shqiptarët gjithnjë ka qenë i pamatshëm.Jo vetëm në ditë festash si sot, por në secilin moment ne kemi qenë e do të jemi bashkë.Faleminderit për sot, nga President z. Thaçi, Kryeministër z. Haradinaj dhe nga kolegët partiak e miq bashkëpuntor, për prezencën e tyre dhe për nderin që i bënë familjes tonë dhe festës së përbashkët.Urime e Gëzuar gjithmonë!