Please enter at least 3 characters.

Thaçi dënon sulmet iraniane kundër forcave amerikane

2019/07/hashim-thaci-1.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmet iraniane kundër forcave amerikane dhe aleatëve të tyre, duke i bërë thirrje Teheranit zyrtar të mos përshkallëzojë situatën. Ai në një postim në Twitter shpreh mbështetjen e Kosovës për SHBA-në.“Ne i dënojmë sulmet raketore iraniane në drejtim të trupave të SHBA-së dhe koalicionit për mposhtjen e ISIS-it në Irak. Kosova është anëtar zyrtar i koalicionit dhe i bëjmë thirrje Iranit që të mos përshkallëzojë situatën. Ne mbetemi në mbështetje të SHBA-së dhe familjes sonë Atlantike në këtë kohë trazirash”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/