Please enter at least 3 characters.

Thaçi: Ata që mundohen të abuzojnë me UÇK-në, meritojnë ndëshkim maksimal

2018/07/Hashim-Thaci-2.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se UÇK-ja është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se të gjithë ata që mundohen të abuzojnë me të, meritojnë ndëshkimin maksimal.

Postimi i plotë:Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime e popullit dhe shtetit të Kosovës. Kushdo që mundohet të abuzojë me të, meriton ndëshkimin maksimal të institucioneve të drejtësisë. I ftoj autoritetet e drejtësisë që hetimit për abuzimet e mundshme me listat e veteranëve t’i shkojnë deri në fund. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë qartësi të plotë për këtë proces të rëndësishëm, në mënyrë që vetëm veteranët e vërtetë të përfitojnë nga përkrahja institucionale/Telegrafi/