Please enter at least 3 characters.

Thaçi arrin në zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri

2019/11/3540ea4c-d03c-47fd-9360-de89afd4a683.jpg

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sapo ka mbërritur në Thumanë, në zonën e prekur nga tërmeti i rënë në orët e para të mëngjesit  të së martës.

Eskorta e presidentit Thaçi është parë më herët duke e kaluar tunelin e Kalimashit. Vizita e tij fillon me Thumanën, e cila është zona më e prekur nga tërmeti i djeshëm që la të paktën 27 të vdekur dhe mbi 600 të lënduar.

Bashkë me presidentin Thaçi është edhe komandanti i FSK, Rrahman Rama. Ndryshe, Shqipëria dje është goditur nga tërmet me fuqi 6.4 sipas shkallës Rihter, më i fuqishmi ky në 30 vjetët e fundit./tch/