Please enter at least 3 characters.

Tetovë, 15 muaj burg për anesteziologun që xhiroi pacientet në repartin e Gjinekologjisë

2023/05/345031730_1373151439928926_2191972417083766640_n.png

Gjykata Themelore në Tetovë e ka dënuar me një vjet e tre muaj burg anesteziologun nga Tetova, i cili publikoi live në TikTok pacientet në Gjinekologjinë e Tetovës.

I njëjti paraprakisht pranoi akuzat që rëndojnë mbi të, gjegjësisht akuzat për veprën “punë të pandërgjegjshme” dhe “xhirim i paautorizuar”.

Gjykata vendosi që të njëjtit t’i zëvendësohet masa e paraburgimit me arrest shtëpiak, deri sa të hyjë në fuqi aktgjykimi.