Please enter at least 3 characters.

Tërmeti i ka marr jetën portierit të Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan

2023/02/829x469-yeni-malatyasporlu-kaleci-ahmet-eyup-turkaslan-hayatini-kaybetti-1675785780334.jpeg

Tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, ka lënë mbi pesë mijë të vdekur, ndërsa sot mediat turke kanë shkruar se kjo ka goditur edhe sportin.

Eyup Ahmet Turkaslan, portieri i Yeni Malatyaspor, një prej skuadrave të Ligës së Parë të Turqisë, humbi jetën në tërmetin e ndodhur në Kahramanmaras.

Ka qenë klubi që ka njoftuar vdekjen e tij, duke shprehur ngushëllimet.

"Ngushëllimet tona! Portieri ynë Ahmet Eyüp Türkaslan humbi jetën pasi u shtyp në tërmetin e ndodhur. Zoti e mëshiroftë, u preftë në paqe. Nuk do të harrojmë, si person i mirë që ishe", ka shkruar faqja e klubit.

Gruaja e tij që ishte së bashku është nxjerrë nga rrënojat dhe është në jetë.

28 vjeçari ka bërë karrierë në klube se Bugasasspor, Osmanlispor, Umranyespor dhe Yeni Malatyaspor./Telegrafi/