Please enter at least 3 characters.

Tërmet në Turqi

2017/05/termet-1.jpg

Një tërmet i fuqisë 5,1 ballë sipas Rihterit, ka goditur të shtunën provincën turke Manisa në lindje të qytetit bregdetar Izmir, njofton televizioni CNN Turk.

Sipas raportimeve të para, nuk ka viktima. Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi dhjetë kilometra në rajonin Saruhanli, ndërsa është hetuar edhe në qytetet përreth, transmeton Reuters.