Please enter at least 3 characters.

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2017/01/tërmet.jpg

Mëngjesin e sotëm një tërmet është regjistruar në vend, konkretisht në rrethinën e Shtipit.

Siç njoftojnë nga “EMSC”, tërmeti ka ndodhur në orën 04:22, dhe ka qenë me magnitudë 2.3 shkallë Rihter. Tërmeti ka qenë me thellësi prej 2 kilometra.

Në dy javët e fundit kjo është hera e pestë që është ndjerë tërmet në rrethinën e Shtipit./Telegrafi/