Tërmet në kufirin turko-grek, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë
13/04/2021
Një tërmet ka goditur kufirin mes shtetit turk dhe grek.
Lëkundjet janë ndjerë si pasojë e një tërmeti me magnitudë 4.8 të Rihterit në Dodecanese.
Gjithashtu dridhjet e tokës janë ndier edhe në Kosovë, raporton Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC).
Deri më tani nuk është raportuar për lëndime ose edhe për dëme materiale. /Telegrafi/


