Please enter at least 3 characters.

Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

2024/01/termet.jpg

Një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter është regjistruar të martën mbrëma në Kosovë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ka ndodhur në orën 22:43, me epiqendër 33 kilometra në juglindje të Prishtinës dhe vetëm 3 kilometra në jugperëndim të qytetit të Gjilanit, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetet përreth si Ferizaj dhe Vitia.