Please enter at least 3 characters.

Tërmet i fortë në Filipine

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë goditi brigjet e Filipineve jugore në rajonin Mindanao, njoftoi Qendra Kërkimore Gjermane për Gjeoshkencat.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 kilometrash.

Megjithatë, nuk u dha asnjë alarm për cunami dhe nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëmtime të infrastrukturës.

Filipinet shtrihen në "Unazën e Zjarrtë të Paqësorit", një nga zonat sizmike më aktive në botë, ku takohen katër pllaka kryesore tektonike.