Please enter at least 3 characters.

Tentim vrasje në Prishtinë – policia në kërkim të një personi

2024/04/policia-e-kosoves-3.jpg

Një tentim vrasje raportohet se ka ndodhur të martën rreth orës 22:38 në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në QKUK, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me një mjetë të mprehtë (dyshohet të jetë thikë).

I dyshuari mashkull kosovar gjendet në kërkim policor. /Telegrafi/