Please enter at least 3 characters.

Tentim rrëmbimi në Prishtinë, arrestohet një person

2017/02/rrembimi.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka tentuar ta rrëmbej viktimën.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të dielën rreth orës 18:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka tentuar ta rrëmbej viktimën mashkull kosovar”, bëhet e ditur në raport.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/