Tentim dhunimi në Brekoc të Gjakovës
22/09/2017
Policia ka arrestuar një person në fshatin Brekoc të Gjakovës pasi që i njëjti në gjendje të dehur, ka shkuar në shtëpinë e një femre dhe duke e sulmuar fizikisht ka tentuar ta dhunojë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


