Please enter at least 3 characters.

Temperaturat maksimale sot në Kosovë deri 30 gradë Celsius

2024/07/Moti-i-nxehte-me-diell-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Gjithashtu, IHMK njofton se do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /Telegrafi/