Please enter at least 3 characters.

Temperatura deri në 35 gradë Celsius në Shqipëri

Ditën e hënë Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite.

Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të

fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /Tch/