Please enter at least 3 characters.

Televizioni holandez zbulon bisedën mes Mourinhos dhe Kluivertit, portugezi e quajti “i veçantë” dhe i premtoi transferimin te Unitedi

2017/05/mourinho-kluivert.jpg

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka bërë një lëvizje jo të preferuar kundrejt talentit të Ajaxit, Justin Kluivert.

Manchester United dhe Ajax janë ndeshur të mërkurën mes vete në finalen e madhe të Ligës së Evropës, ku në fund fitoi skuadra angleze me rezultat 2-0.

Mourinho ka shfrytëzuar këtë ndeshje për të provuar të josh talentin e Ajaxit, Justin Kluivert, i cili është biri i legjendës së Holandës, Patrick.

Emisioni televiziv holandez Voetbal Inside ka zbuluar bisedën mes dy aktorëve, ku Mourinho e cilëson adoleshentin si të “veçantë” dhe i premton atij një transferim në Old Trafford në verën e vitit 2018.

“Të dua ty në ekip! Ju jeni i veçantë!”, i ka thënë fillimisht Mourinho.

“Kam dëgjuar që edhe ju”, ia kthen Kluivert me buzëqeshje.

“Po, unë jam i veçantë. Le të bëjmë një transferim të veçantë. Në sezonin tjetër!”, shtoi portugezi, transmeton Telegrafi.

“Ju vini në Manchester. Bëheni sulmuesi im. Shkëlqe edhe një sezon tjetër tek Ajaxi, pastaj e bëjmë historinë së bashku. Fitojmë Ligën e Kampionëve”, përfundoi Mourinho.

“Po, nuk mund të pres!”, përfundoi talenti holandez. /Telegrafi/

https://twitter.com/Ahsi_7/status/867822123162775552