Please enter at least 3 characters.

Telegram ngushëllimi nga gjiganti turk Fenerbahce për ish-yllin e tyre Fadil Vokrri

2017/11/FadilVokrri2.jpg

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare.

Kryetari i deritashëm i Federatës së Futbollit të Kosovës ndërroi jetë pas një sulmi.

Ngushëllime popullit të Kosovës i ka dërguar edhe klubi i madh turk Fenerbahce.

57-vjeçari ka qenë pjesë e gjigantit turk për dy vite nga viti 1990 deri më 1992.

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për vdekjen e Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri që ka luajtur për klubin tonë gjatë viteve 1990-92”.

“Ne ndjemë dhimbje për humbjen e Vokrrit dhe u shprehim ngushëllime familjarëve, miqve dhe gjithë popullit të Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e Fenerbahces.

Vokrri luajti 43 ndeshje për dy vite te Fenerbahce ku arriti të shënonte edhe 13 gola. /Telegrafi/