Please enter at least 3 characters.

Teatri i Ferizajt fillon me shfaqje të rregullta

2018/11/Teatri-Adriana-e1541332913151.png

Nga muaji nëntor i këtij viti, Teatri “Adriana” në Ferizaj ka përgatitur programin e rregullt të shfaqjeve teatrore, të cilat do të jepen para publikut ferizajas dhe më gjerë.

Ky ndryshim vjen si rezultat i insistimit dhe angazhimit të Këshillit Drejtues dhe menaxhmentit të institucionit të teatrit. Në këtë program përfshihen prodhimet e Teatrit ‘Adriana’ si dhe shfaqjet mysafire. Një kërkesë të tillë e ka mbështetur edhe komuniteti i aktorëve në Ferizaj.