Please enter at least 3 characters.

Të shtunën fillon maratona e notit në Liqenin e Batllavës

2016/01/t-euml-shtun-euml-n-fillon-maratona-e-notit-n-euml-liqenin-e-batllav-euml-s_hd.jpg

Liqeni i Batllavës në Orllan të shtunën (9 gusht) do të jetë nikoqir i edhe një gare të rëndësishme ndërkombëtare që pritet të mbahet aty.

Federata e notit e Kosovës në këtë vend organizon Maratonën e pestë ndërkombëtare të notit, Kosova 2014, në të cilën pritet të marrin pjesë notarë nga Kosova dhe rajoni.

Gjatësia e shtegut do të jetë 4.2 km, ndërsa fitues i maratonës së fundit ishte Aleksandar Ilievski nga Maqedonia dhe Rita Zeqiri nga Kosova. /Sporti1/Telegrafi/