Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

2017/03/arme1-1.jpg

Një person ka shtënë me armë të mërkurën mbrëma, ndërsa si pasojë një person është plagosur.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 18:00 në Prishtinë.

"Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK", thuhet në njoftim.

Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/