Të shtëna me armë zjarri në një shkollë fillore në Kaliforni, 4 të vdekur
10/04/2017
Katër persona raportohet të jenë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në San Bernardino të Kalifornisë.
Dy nxënës janë transportuar me urgjencë në spital, raportoi policia, transmeton oranews.
Policia është duke punuar me punonjësit e emergjencës dhe ekipet e zjarrëfikëses në vendin e ngjarjes.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.


