Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë në Universitetin Shtetëror të Virxhinias, plagosen disa persona

Policia amerikane njoftoi se disa persona u plagosën në një të shtënë me armë në Universitetin Shtetëror të Virxhinias, ndërsa disa të dyshuar janë ende në arrati.

Kampusi, rreth 32 km në jug të Richmondit, ishte i bllokuar kur policia publikoi detajet fillestare rreth të shtënave.

“Një të shtënë ndodhi në zonën e Anekseve Quad ku u përfshinë disa viktima, të cilët u transportuan në spitalet e zonës. Policia është në vendngjarje dhe ju kërkon që të shmangni zonën”, tha departamenti i policisë së VSU-së në një deklaratë .

Universiteti i VSU-së tha se në të shtënat përfshiheshin “disa të dyshuar”. Universiteti tha se asnjë nga të lënduarit nuk duket se është në rrezik për jetën.

Agjencia lokale e lajmeve WTVR raportoi se pesë persona u plagosën, duke cituar autoritetet lokale.

SHBA-të kanë regjistruar vazhdimisht një numër të lartë të të shtënave masive, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë ndodhur në kampuset ose aktivitetet shkollore dhe universitare.

Këto shifra kanë nxitur thirrje për një kontroll më të konsiderueshëm federal të armëve, megjithëse Kongresi gjatë viteve nuk ka zbatuar kufizime të tilla.