Please enter at least 3 characters.

Të shtëna me armë në Gjermani, të paktën pesë të vdekur

Të paktën pesë persona u vranë në të shtëna me armë në qytetin verior gjerman Stade.

Një zëdhënës i policisë tha se një person ishte arrestuar, por nuk dha numër të saktë të të vdekurve apo detaje të mëtejshme.



Selia e policisë së Lüneburgut i bëri thirrje publikut të shmangte zonën.

Hetuesit fillimisht nuk dhanë asnjë informacion në lidhje me sulmin.

Një numër i madh i shërbimeve të emergjencës janë aktualisht në vendngjarje. /Telegrafi/