Please enter at least 3 characters.

Të shtëna armësh në Marsejë, sulmuesi me motoçikletë iu afrua një kafiteri dhe hapi zjarr - raportohet për gjashtë të lënduar

2019/11/1-5.jpg

Gjashtë persona janë lënduar gjatë të shtënave me armë që ka ndodhur në një kafiteri në Marsejë, ka njoftuar sot policia franceze.

Të shtënat kishin ndodhur rreth orës 20:30 në kafiterinë Terminus, kur një person me motoçikletë iu afrua kafiterisë dhe hapi zjarr, me ç'rast është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Njëri nga gjashtë të lënduar është në gjendje kritike, e siç raportojnë mediat lokale pas të shtënave e tërë zona është bllokuar për shkaqe sigurie, kurse policia është duke u munduar të konfirmojë identitetin e sulmuesit.

Spekulohet se ky sulm ka të bëjë me krimin e organizuar, megjithatë asgjë zyrtare nuk ka derisa policia nuk është deklaruar lidhje me këtë. /Telegrafi/