Të premten mbahen homazhe për 27-vjetorin e Masakrës së Dubravës
21/05/2026
Në Burgun e Dubravës të premten, do të mbahen homazhe përkujtimore në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës, e cila ndodhi 27 vjet më parë gjatë periudhës 19-24 maj 1999.
Sipas njoftimit, aktiviteti përkujtimor do të nisë nga ora 11:00, ndërsa hyrja në hapësirat e burgut do të lejohet nga e njëjta kohë.
Organizatorët kanë ftuar ish-të burgosurit, familjarët e viktimave, të mbijetuarit e masakrës, si dhe qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtimore.
Po ashtu, ftesë u është bërë edhe mediave për ta përcjellë ceremoninë kushtuar 27-vjetorit të masakrës ndaj të burgosurve shqiptarë nga shteti i Serbisë. /Telegrafi/


