Please enter at least 3 characters.

Të paktën 6 republikanë do të votojnë kundër Trumpit

2021/01/1af97798-afcc-4f3f-9120-938573d91e8a.jpg

Ligjvënësi republikan, Dan Newhouse nga Uashingtoni, pohoi se do të votojë për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

"Të bësh një sy qorr ndaj këtij sulmi brutal ndaj Republikës sonë nuk është një opsion," shkroi Newhouse në llogarinë personale në Twitter.

Newhouse tani i bashkohet republikanëve të tjerë të cilët kanë thënë se do të votojnë për të shkarkuar Trumpin.

Të paktën gjashtë kanë thënë se do të thyejnë radhët e republikanëve dhe do të votojnë pro largimit të Trumpit.

CNN ka publikuar emrat e republikanëve që pritet të bashkojnë votat e demokratëve, Dan Newhouse (Washington), John Katko (New York), Jamie Herrera (Washington), Adam Kinzinger (Illinois), Fred Upton (Michigan) dhe Liz Cheney (Wyoming). /Telegrafi/