Please enter at least 3 characters.

Të pakënaqur me Kondogbian

2016/01/t-euml-pak-euml-naqur-me-kondogbian_hd.jpg

Interi e nisi me pesë fitore dhe fjala titull ishte në gojën e çdo lojtari, por kjo ka ndryshuar në dy ndeshjet e fundit.

Për këtë arsye, është e qartë që nisin të kërkohen arsyet e rënies dhe lojtarët që nuk kanë rendimentin e duhur në fushë.

Një prej tyre është emri më i madh i paguar në këtë verë, Geoffrey Kondogbia, transmeton Telegrafi.

I reklamuar si një fitore e madhe ndaj Milanit, që ia morën nga duart, Kondogbia duhej të ishte lideri i ri i Interit, Yaya Toure zikaltër, por deri tani rendimenti ka qenë modest.

Mesatarja e notës së tij për ndeshje këtë sezon ka qenë 5.42, sipas së përditshmes “Gazzetta dello Sport”, shumë pak, duke mos u ngjitur asnjëherë mbi 6.5.

Rreth 35 milionët e paguar në verë ndoshta rëndojnë shumë psikologjikisht mbi talentin e blerë nga Monaco.

Zgjidhja e vetme duket tërheqja e 22-vjeçarit prapa, në një skemë prej 4-2-3-1, gjë që Roberto Mancini e bëri në pjesën e dytë të sfidës kundër Sampdorias. /Telegrafi/