Please enter at least 3 characters.

Të gjithë u blejnë bebeve dhurata rozë ose blu. A gabojnë shumë?

2021/07/de15c9ab09c87175755a6e405a11d84ed598e65a.jpg

A e dini se çfarë ngjyre pëlqejnë më shumë bebet?

Shkencëtarët britanikë theksojnë se ngjyrat blu, e kuqe, vjollcë dhe portokalli janë të preferuarat e tyre, dhe më së paku u pëlqejnë ngjyrat kafe dhe gri, gjë që shkatërroi mitin se nuk i dallojnë ngjyrat.

Ato shohin ngjyra, por atë aftësi e zhvillojnë për disa muaj, thonë ekspertët nga laboratori në Sari, bazuar në hulumtimet në të cilat morën pjesë 250 fëmijë, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët testuan foshnjat katërmuajshe duke u treguar atyre ngjyra të ndryshme në një monitor dhe duke i vëzhguar reagimet e tyre.

Fëmijët reaguan ndryshe, por diversiteti ishte thelbësor për të mbajtur vëmendjen e tyre.

Disa fëmijë preferojnë një ngjyrë të veçantë, ndërsa të tjerët preferojnë më shumë ngjyra të ndryshme.

Nëse vazhdimisht u tregoni blu në nuanca të ndryshme, ata do ta konsiderojnë ngjyrë të njëjtë dhe do të mërziten, theksojnë ekspertët. Por, nëse u tregoni jeshile, ata do të shfaqin interesim dhe do të fillojnë të shikojnë përsëri.

/Telegrafi/