Please enter at least 3 characters.

Të gjitha koncertet e Taylor Swift në dyshim, pasi nuk ka të drejtë t'i këndojë këngët e saj

2019/11/TaylorSwiftt5-1-e1573806147654.jpg
269:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - OCTOBER 19: Taylor Swift performs onstage during the 7th Annual We Can Survive, presented by AT&T, a RADIO.COM event, at The Hollywood Bowl on October 19, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for RADIO.COM )
26:"Getty Images for RADIO.COM

Taylor Swift i ka njoftuar fansat se është vënë në dyshim performanca e saj në American Music Awards (AMA) dhe në shumë evenimente të tjera, duke qenë se e ka të ndaluar t'i interpretojë këngët e saj.

Në një njoftim në rrjetet sociale, këngëtarja ka thënë se menaxherët e saj muzikore, Scooter Braun dhe Scott Borchetta, nuk e lejojnë që t'i interpretojë hitet nga albumet e vjetra, meqenëse ata i kanë të drejtat autoriale.

Ajo njëherësh ka bërë të ditur se edhe dokumentari i Netflixit për jetën e saj është vënë në rrezik. Menaxherët e 29-vjeçares akoma nuk janë deklaruar lidhur me veprimet e tyre.

Taylor Swift (Foto: Kevin Winter/Getty Images for RADIO.COM/Guliver)

"Tash për tash janë vënë në dyshim performanca ime në AMA, dokumentari i Netflixit dhe cilado ngjarje tjetër, në të cilën kam planifikuar të interpretoj para nëntorit 2020", ka shkruar mes tjerash këngëtarja në një postim në Twitter duke shtuar se nuk e di si të veprojë.

Swift kishte deklaruar në qershor se shtëpia diskografike, Braun, i ka shitur hitet e saj të mëparshme pa e njoftuar dhe madje e kishte paditur këtë kompani për manipulim të vazhdueshëm.

Po ashtu, kishte thënë se do t'i incizojë nga fillimi këngët nga gjashtë albumet e para, në mënyrë që t'i ketë të drejtat e tyre. /Telegrafi/